Krasniqi: Është qetësuese kur dëgjon nga senatorët amerikanë mesazhe mbështetëse

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 19:30
Krasniqi: Është qetësuese kur dëgjon nga senatorët amerikanë mesazhe mbështetëse

Për takimin që të hënën e ka pasur me dy senatorët amerikanë të cilët vizituan Kosovën, Chris Murphy dhe Senator Gary Peters, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se është qetësuese kur dëgjon nga senatorët amerikanë mesazhe mbështetëse për Kosovën.

”Është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë vendin tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Krasniqi në Tëitter, të martën.

Chris Murphy dhe Senator Gary Peters janë takuar edhe me krerët institucionalë të Kosovës.

Ndër pikat kryesore të diskutimit ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi. 

(Kosova Sot Online)