Ahmet Isufi: Ne duhet t’i përgjigjemi marrëveshjes nëse e ka pranuar pala kosovare

  • E.k /
  • 24 May 2023 - 08:30
Ahmet Isufi: Ne duhet t’i përgjigjemi marrëveshjes nëse e ka pranuar pala kosovare

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se nuk duhet të bëhet lojë fjalësh sa i përket formimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Isufi, thotë se duhet të shkohet në drejtim të realizimit të marrëveshjes pavarësisht a është apo s’është e gatshme Serbia.

Isufi ka thënë se ne duhet t’i përgjigjemi marrëveshjes.

“Në këtë drejtim nuk duhet të bëhet lojë fjalësh, duhet më shumë të merremi me përmbajtjen. Nëse është pranuar marrëveshja dhe ky kryeministër e ka pranuar marrëveshjen, madje e ka bërë edhe një draft-statut të cilin e ka dorëzuar në Bruksel, nuk duhet më të bëhet lojë, përkundrazi duhet të shkohet në drejtim të realizimit të marrëveshjes pavarësisht Serbia a është e gatshme a s’është, sepse ajo e paguan çmimin. Por, ne nuk duhet ta paguajmë çmim, ne duhet t’i përgjigjemi marrëveshjes nëse e ka pranuar pala kosovare drejtpërdrejtë kërkohet ndihma amerikane, aty ku nuk mund të jemi mjaftueshëm të arritshëm, por që nuk duhet të bëhet lojë me fjalë”, tha ai nënjë emision.

(Kosova Sot Online)