Janjiq: Në qershor ka gjasa reale që të ketë tensione në veri, vështirë se do të shmangen bllokimet e rrugëve

  • E.K /
  • 24 May 2023 - 08:39
Janjiq: Në qershor ka gjasa reale që të ketë tensione në veri, vështirë se do të shmangen bllokimet e rrugëve

Publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, është shprehur i shqetësuar për situatën aktuale në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se në qershor mund të bllokohen sërish rrugët në pjesën veriore të Kosovës.

Tutje, ai ka shtuar se përveç situatës në veri, e sheh të ndjeshme situatën edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Nga e gjithë kjo situatë vetëm Kurti dhe Vuçiq duken të pa shqetësuar, që të dy mendojnë se kanë plotësisht të drejtë me atë se çfarë po bëjnë. Nuk e shoh një situatë të ndjeshme vetëm ne veriun e Kosovës, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Mendoj se në qershor ka gjasa reale që të ketë tensione në veri, vështirë se do të shmangen bllokimet e rrugëve dhe protestat e organizuara nga Lista Serbe. Serbia do të vazhdoj t’i mobilizoj strukturat paralele në veri duke u pamundësuar kështu punën kryetarëve të rinj. Ka mbetur shumë pak kohë që të bëhet një zgjidhje para muajit qershor”, shprehet publicisti Janjiq.

(Kosova Sot Online)