Vjosa Osmani tregon si ishte dita e parë e punës si Presidente

  • E.K /
  • 24 May 2023 - 10:39
Vjosa Osmani tregon si ishte dita e parë e punës si Presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka treguar se si ka qenë dita e parë të saj si presidente e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se ajo ditë ka qenë jo e zakonshme.

Osmani ka treguar se mysfirët e para që kishte takuar në Presidencë ishin xhudistet.

“Ka qenë një ditë e jashtazakonshme 4 prilli sepse qysh në momentet e para pas betimit të marrjes nga detyra nga atëherë kryetari i Kuvendit Konjufca kemi pritur disa njerëz që janë imazhi më i mirë i vendit tonë. Kemi pritur xhudistët tona që kanë qenë mysafirët tona të para në Presidencë pasi kam marr detyrën të cilat janë dhe personat që ja kanë zbardh fytyrën shtetit, e ngritën flamurin e shtetit lartë e më lartë. Pastaj pritëm atomistët, disa prej nxënësve të cilët shkëlqejnë në gara ndërkombëtare në shumë fusha, pastaj edhe familjet e personave të zhdukur me dhunë, nxënës të shkollave të shumta..”, ka treguar Osmani në Radar.

(Kosova Sot Online)