Kjo është komuna më transparente për vitin 2022 në Kosovë

  • E.K /
  • 24 May 2023 - 11:33
Kjo është komuna më transparente për vitin 2022 në Kosovë

Instituti Demokratik i Kosovës së bashku me Transparency International Slovakia kanë prezantuar Indeksin e Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022, për 38 komunat e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni 90.63 pikë, Drenas 89.88 pikë e Prishtina me 89.13 pikë.

Kurse, Pesëmbëshjetë komunat me rritjen më të lartë të transparencës krahasuar me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizreni, Malisheva, Kamenica, Hani i Elezit, Dragashi, Drenasi, Klina, Juniku, Suhareka, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit tha se viti 2022 ka shfaqur një trend pozitiv të transparencës në nivel komunal me një rritje prej 12% pikë në krahasim me vitin paraprak, nga 56% në vitin 2021 në 68% në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)