
Albin Kurti: Nesër tre kryetarët në veri betohen në ndërtesa publike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë ka folur për zgjedhjet e fundit në katër komunat veriore dhe betimin e kryetarëve të rinj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tha se nesër në ndërtesat publike të këtyre komunave do të bëhet edhe betimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)