“Rikthehet” Lulzim Basha, Berisha nuk lëshon selinë blu

  • E.K /
  • 24 May 2023 - 12:07
“Rikthehet” Lulzim Basha, Berisha nuk lëshon selinë blu

Në një kohë që Partia Demokratike është ende pa kryetar, ish kreu i saj Lulzim Basha nis rikthimin në politikë pas një periudhe të gjatë larg selisë blu dhe zhvillimeve politike.

Mësohet se Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me të rinj në një hotel në Tiranë. Nga ana tjetër Berisha “ka hapur derën” për të gjithë deputetët e PD me përjashtim të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Sot Berisha ka njoftuar se do të mbledhë grupin e tij parlamentar ku në fokus do të jenë edhe zgjedhjet.

Pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së si kryetar i komanduar dhe drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kurse Berisha teksa i cilësoi zgjedhjet një farsë elektorale tha se nuk do të largohet pasi votat sipas tij u vodhën. Berisha u shpreh me bindje se opozita nuk do heqë dorë nga qëndresa e saj dhe se statuti i Partisë Demokratike do të zbatohet.

“Këto janë teza të atyre që duan të justifikojnë  blerjen masive të votave. E vërteta është një përpjekje anti-ligjore për të asgjësuar me çdo kusht opozitën e vërtetë, kjo është më fakte, ndërhyrje , nuk është shpikje e imja, e kam temë të nesërmen.

Në kundërshtim të çdo lloj parimi dhe ligji, forca opozitare u fut në zgjedhje pa logo, pa asnjë financim, kishin qëlllim zhdukjen e kësaj opozite. 15 mijë shqiptarë votuan për opozitën, bënë gjithçka që të zhdukin dhe të krijojnë pseudo-opozitën, dështuan me turpin më të madh. Është në nderin e të gjithë atyre qytetarëve që përballë këtyre mureve të zeza u ngritën mbi to dhe thanë jemi këtu me rreth 40% të votuesve. Çdo ditë do u njoh me aspekte të shëmtuara të farsës elektorale. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme dhe se të gjithë ata që përdorën mënyra të tilla, dështuan. Opozita, sot është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesa të shqiptarëve. Përpjekja për asgjësimin, dështoi!”

(Kosova Sot Online)