Betimi i kryetarëve të Veriut në “vendet ku janë të mirëpritur”, Kryetari i Zveçanit e zgjedh Kullën e Isa Boletinit!

  • S.A /
  • 24 May 2023 - 12:26
Betimi i kryetarëve të Veriut në “vendet ku janë të mirëpritur”, Kryetari i Zveçanit e zgjedh Kullën e Isa Boletinit!

Kandidati i PDK-së për komunën e Zveçanit, që doli fitues në zgjedhjet e 23 prillit, Ilir Peci, nesër do ta kryejë procedurën e betimit. Peci në ka thënë se betimin do ta bëjë në orën 10:00 në kullën e Isa Boletinit në fshatin Boletin. “Seanca do të mbahet në kullën e Isa Boletinit në Boletin”, ka thënë Peci, transmeton "Kosova Sot Online".

Nesër betimin do ta japin edhe dy kryetarët e tjerë, Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Lulzim Hetemi në Leposaviq.

Për betimin e kryetarëve të rinj ka folur edhe kryeministri Kurti në fjalën hyrëse në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ai tha se nesër në ndërtesat publike të këtyre komunave do të bëhet edhe betimi i kryetarëve të rinj që kanë mbetur ka e kryer këtë procedurë.

“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit”, tha Kurti. Për të kryer procedurën e betimit, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte thënë se kryetarët e rinj të komunave në Veri duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur.

“Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”, ka deklaruar  Jeffrey Hovenier.

(Kosova Sot Online )