Drejtori i VisaMetric doli para gjykatës, pritet vendimi ndaj tij

  • E.K /
  • 24 May 2023 - 14:16
Drejtori i VisaMetric doli para gjykatës, pritet vendimi ndaj tij

Shtetasi turk S.O., drejtor i VisaMetric është ndaluar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, ndaj tij prokuroria ka kërkuar nga gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Seanca është mbajtur dhe gjykata pritet të marrë vendimin sot.

Gjykata Komerciale ia ka ndaluar VisaMetric që t’ua marrë qytetarëve nga 30 euro për shërbimin postar të dërgimit të pasaportës.

(Kosova Sot Online)