Arrestohet një person për keqpërdorim detyre dhe dhënie ryshfeti

  • E.K /
  • 24 May 2023 - 15:22
Arrestohet një person për keqpërdorim detyre dhe dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar në Gjilan nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan për keqpërdorim detyre dhe dhënie ryshfeti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shtetasi i Maqedonisë Veriut, dyshohet se është regjistruar si shtetas i Republikës se Kosovës në Komunën e Vitisë në mënyrë të kundërligjshme.

“I dyshuari i lartcekur (A.R.) është regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile (M.D.) në Komunën e Vitisë dhe është pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim). Gjatë hetimeve i dyshuari (A.R.) është kuptuar se me rastin e regjistrimit si shtetas i Republikës së Kosovës kishte paguar shumen prej 10.000,00 (Dhjetë mijë euro)”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)