Parashikimi i motit për sot, pasdite do të ketë rrebeshe shiu me bubullima

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 08:08
Parashikimi i motit për sot, pasdite do të ketë rrebeshe shiu me bubullima

Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët, shkruan “Kosova Sot Online”.

Pasdite do të ketë edhe rrebeshe shiu dhe bubullima.

Edhe nesër pritet të jetë moti i njëjtë.

Njoftimi i plotë:

25.05 – Vransira të ndryshueshme, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.

26.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.

Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)