Hovenier: Detyrë urgjente për Kosovën është që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 08:29
Hovenier: Detyrë urgjente për Kosovën është që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova e ka detyrë urgjente që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier tha se Asociacioni është element thelbësor në marrëveshjen për normalizim të raporteve me Serbinë.

“Kosova është zotuar në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ne kemi qenë shumë të qartë publikisht për një kohë të gjatë dhe presim të bëhet dhe tani është më urgjente dhe në kohë sepse është një element fondamental i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të Kosovës edhe me Marrëveshjen e Brukselit por edhe kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, deklaroi Hovenier.

“Ne duam ta shohim atë të ketë ecur përpara dhe atë urgjentisht dhe mendojmë se është koha tani. Jo sepse ne po provojmë të krijojmë probleme për Kosovën por në të kundërtën. Ne e kemi thënë shumë qartë se rruga e Kosovës për ta përmbushur vizionin e saj si një shtet i integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike bëhet vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes bazë dhe aneksit. Dhe kjo nënkupton se detyra urgjente për Kosovës është që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai.

(Kosova Sot Online)