Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë: Shoferja doli jashtë rrugës, përfundon në ujin e pendës

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 09:36
Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë: Shoferja doli jashtë rrugës, përfundon në ujin e pendës

Sot në mëngjes ka ndodhur një vetëaksident në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, te penda e Livoçit të Epërm, ku një shofere e cila duke mos përshtatur shpejtësinë e kushteve të rrugës, doli jashtë saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka japur detaje, ku ka thënë se ajo ka goditur një automjet që ishte i parkuar. Vetura e viktimës ka përfunduar në ujin e pendës.

Pas trajtimit në qendrën emergjente, viktima është liruar për në shtëpi.

“Nga hetimet e para dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore (femër kosovare) duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesë, del jashtë rrugës, godet një automjet tjetër i cili ishte i parkuar dhe përfundon në ujin e pendës. Në këtë rast përpos dëmeve materiale në dy automjetet, lëndime trupore pëson vozitësja e lartcekur e cila pas trajtimit në qendrën emergjente është liruar për në shtëpi”, tregoi Policia.

(Kosova Sot Online)