Kurti: Jemi drejt një tranzicioni të nevojshëm energjetik

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 10:21
Kurti: Jemi drejt një tranzicioni të nevojshëm energjetik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se Kosova është në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik, duke shtuar se ky është një progres i prekshëm.

“Ky potencial do të shtojë benficione shtesë sa i përket zvogëlimit të kostos dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme. Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm“, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)