Ngjarje e trishtë: Gjendet i mbytur në liqen 13-vjeçari

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 11:27
Ngjarje e trishtë: Gjendet i mbytur në liqen 13-vjeçari

Në Dibër, në fshatin Shumbat, një 13-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e zones, përcjell “Kosova Sot Online”.

I mituri është gjetur nga policia, e cila nisi pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij.

“Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

Dyshohet se i mituri është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor është duke u e hetuar këtë ngjarje të trishtë.

(Kosova Sot Online)