Vuçiq: Prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, do të insistojmë

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 11:38
Vuçiq: Prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, do të insistojmë

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters janë duke qëndruar në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Atje janë pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin folën për marrëveshjen me Kosovën.

Vuçiq ka njoftuar se atyre i ka kërkuar që Kosova të formojë Asociacionin siç është paraparë në marrëveshjen e Brukselit.

“E theksova se prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

(Kosova Sot Online)