Tahiri: Një furrë në Kosovë ka ndërmjetësuar që të blihen rezervat shtetërore të grurit në Turqi

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 11:49
Tahiri: Një furrë në Kosovë ka ndërmjetësuar që të blihen rezervat shtetërore të grurit në Turqi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se rezervat shtetërore që qeveria i ka blerë në Turqi, i kanë blerë nga një kompani e ndërtimit dhe se ndërmjetësuesi ka qenë një furrë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Vendi ku ruhen rezervat shtetërore është plotësisht normale të jetë sekret shtetëror, mirëpo sa është blerë e ku është blerë, procedura, kompanitë ku janë – këto nuk mund të jenë sekrete shtetërore, kjo s’ka ndodhur asnjëherë”.

“Pra, një furrë në Kosovë ka ndërmjetësuar që të blihen rezervat shtetërore të grurit në Turqi, dhe në fund ka dështuar dhe i ka kërkuar ambasadës turke ndihmë”.

(Kosova Sot Online)