Peci thotë se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 12:10
Peci thotë se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peci ka shtuar se kjo çështje nuk mvaret prej tij, se kur do të kthehen në objektin komunal, duke thënë se për këtë gjë vendos Qeveria e Kosovës.

“Për momentin e kemi zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë. Kjo nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Është Qeveria e Republikës së Kosovës është ajo që vendos. Jemi në bisedime”, tha Peci.

(Kosova Sot Online)