Lexoni edhe:
Hapat e para me sukses, Erza kalon në rrethin e dytë të Grand Prix “Upper Austria 2023”
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar institucionin që udhëheq ministrja Rozeta Hajdari, duke thënë se emrin e vërtetë e ka “Ministria e Paaftësisë”, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Një ministri e dështuar në palcë e cila nuk qenë në gjendje një punë të hajrit me ia sjellë Kosovës që tre vjet”, deklaroi Lekaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Hapat e para me sukses, Erza kalon në rrethin e dytë të Grand Prix “Upper Austria 2023”Lexoni edhe:
“Ne si AAK vlerësojmë që është mëkat politik e shoqëror që një ministri bazë e shtetit me të gjithë ato potenciale që i ka, duke e ditur gjendjen e dobët sociale të qytetarëve, duke e ditur krizën ekonomike që e ka përcjellë secilën familje, biznes e ndërmarrje, nuk keni qenë në gjendje të merrni vendime e të zbutni sadopak krizën që e ka kapluar Kosovën këto dy-tre vjet”
“Do të mbaheni në mend që ishit kampion të dështimit pa asnjë investitor strategjik nga brenda dhe nga jashtë vendit”.
(Kosova Sot Online )