Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 13:36
Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Sot është betuar edhe kryetari i ri i komunës së Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hetemi është betuar në shkollën “Kadri Bistrica” në Bistricë.

Ai ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 23 prillit, që u mbajtën në katër komunat veriore.

(Kosova Sot Online)