Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandim me mallra

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 16:34
Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandim me mallra

Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke ndaluar një automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar;  Njëqind e katër (104) pako me vaj motorik, katër (4) fellne mercedes AMG dhe gjashtë (6) goma të veturës.

“Provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)