Në bazë të cilit ligj u vra sot ariu në Brezovicë?

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 18:46
Në bazë të cilit ligj u vra sot ariu në Brezovicë?

Raportohet se sot nga persona të panjohur, është vrarë një ari në Brezovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacinit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që qonë tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të masat e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Gjueti e paligshme”. Ndërsa janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”.

(Kosova Sot Online)