Për hartimin e master planit për kompleksin memorial 'Adem Jashari' shpallet konkursi

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 21:16
Për hartimin e master planit për kompleksin memorial 'Adem Jashari' shpallet konkursi

Konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, është shpllalur, ka njoftuar Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Çeku ka shkruar në Facebook të enjten se “pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës ka shpallur konkursin për hartimin e Master Planit”.

”Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, ka shkruar Çeku.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07 korrik 2023. 

(Kosova Sot Online)