
Albin Kurti pret sot në takim kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ky takim do të mbahet në orën 12:20.
Agjenda:
1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Odës Nordike.
VENDI: Hotel Sirius
KOHA: 10:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 12:20
3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri.
VENDI: Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri
KOHA: 14:30