
Zgjedhjet e brendshme në LDK, sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot, për t’u përgatitur për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, përcjell “ Kosova Sot Online”.
Kjo mbledhje do të mbahet në orën 16:00.
“Nesër (e premte), më datë 26 maj 2023, në orën 16:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në Emerald Hotel”, thuhet në njoftimin e dërguar dje nga kjo parti.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se më 1 qershor partia të cilën e drejton do të hyjë në zgjedhje të brendshme.
“Sot Kryesia e LDK-së ka marrë vendim të shpallë zgjedhje të brendshme. Për ne ky proces është festë sepse gjithmonë LDK-ja ka besuar në demokraci”, ka thënë Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)