Mbi 10 mijë serbë të Kosovës nisen në Beograd në përkrahje të Aleksander Vuçiqit

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 08:35
Mbi 10 mijë serbë të Kosovës nisen në Beograd në përkrahje të Aleksander Vuçiqit

Rreth 200 autobusë me serbë të Kosovës janë nisur dje dhe sot nga Mitrovica e Veriut, Graçanica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpce … për në Beograd me ftesë (dhe me detyrim) të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të marrin pjesë në kundër-protestën e organizuar nga ai ndaj protestave të dhjetëra mijëra qytetarëve që po protestojnë ditë me radhë kundër despotizimit të tij në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Para mëngjesit janë nisur edhe autobusët nga Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.

(Kosova Sot Online)