Sot varroset Jetmira Beka që u vra nga ish-bashkëshorti në Gjermani

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 09:10
Sot varroset Jetmira Beka që u vra nga ish-bashkëshorti në Gjermani

Në fshatin Zasellë të Mitrovicës sot do të varroset Jetmira Beka, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Aachen të Gjermanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Varrimi i të ndjerës bëhet në ora 14:00.

Dorasi e kishte therur viktimën në prani të motrës së saj në parkingun e një qendre tregtare.

E ndjera dhe i dyshuari së bashku i kanë tre fëmijë.

(Kosova Sot Online)