Bujar Osmani: Ne e mbështesim fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 10:51
Bujar Osmani: Ne e mbështesim fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, so është takuar në Kosovë me homologen e saj, Donika Gërvalla – Shwartz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se e mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mbështesim fuqishëm Dialogun e udhëhequr nga BE. Jam i inkurajuar nga progresi i fundit, duke përfshirë miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Siç e vura në dukje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe riafirmova dje në Serbi, është thelbësore që ne të kthejmë me vendosmëri faqen dhe të shikojmë, së bashku, drejt së ardhmes”, ka thënë ai.

Osmani u shpreh se është me rëndësi të madhe të shmangen tensionet në veri të Kosovës, duke shtuar se këtë e ka thënë edhe dje në Beograd, duke e përseritur këtë gjë edhe sot në Prishtinë.

“Jemi të lumtur që kemi pritur një takim të rëndësishëm në Ohër, i cili hapi më tej rrugën për normalizimin e marrëdhënieve. Ne e mbështesim fuqishëm këtë proces, duke kontribuar në stabilitetin rajonal. Këtë e thashë dje në Beograd dhe do të doja ta përsërisja përsëri këtu në Prishtinë.Është e rëndësishme të zvogëlohen tensionet në terren në veri të Kosovës për t’i dhënë hapësirë procesit politik të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç është thënë tashmë nga Misioni i OSBE-së, OSBE-ja është e gatshme të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut”, tha ai.

Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se me ministren Gërvalla, ranë dakord ta vazhdojnë këtë bashkëpunim.

(Kosova Sot Online)