Rroken ashpër Vela dhe Pupovci, ja cili ishte shkaku

  • S.A /
  • 26 May 2023 - 12:19
Rroken ashpër Vela dhe Pupovci, ja cili ishte shkaku

Profesorja e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Pupovci, i është kundërpërgjigjur Asistentit Driton Vela, i cili ka akuzuar menaxhmentin e fakultetit se nuk po e lëjnë të avancojë atë dhe disa të tjerë.

Asistenti i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Driton Vela, gjatë javës ka thënë se do t’i radikalizojnë veprimet dhe do të ketë padi nëse menaxhmenti dhe dekanja e këtij institucioni s’e lejon atë dhe disa asistentë të tjerë të avancohen.

Lexo Edhe:

Zakoni i mëngjesit që do t'ju shpëtojë nga prostatitis

Naimi ia vendos dorën në bel Beniadës, reagon Mihrija - Gazeta Express

Vela ka thënë se i ka 13 punime shkencore, ndërkaq Latifi-Pupovci thotë se ai i ka dy punime të publikuara “në revista predatore”. Sipas Dekanes, Vela gënjen edhe për pretendimet e tjera për të arriturat e tij në karrierë.

Sipas asistentit që është emër i njohur në media si vëllai i Blerim Velës, Shefit të Stafit të Presidentes, Fakulteti i Mjekësisë është vështirë të avancojë staf meritor, pasi siç tha ai, kjo mund të ndodhë “nëse ke fat ose nëse ke lidhje me njerëz të fortë.

Reagimi i plotë i Latifi-Pupovcit:

Lidhur me manipulimet e fundit të Driton Velës

Driton Vela:

1. Është autor i DY punimeve të publikuara në REVISTA PREDATORE të shtëpisë botuese Frontiers. Për këtë kam shkruar edhe në vitin 2019.

2. Gënjen kur thotë se ka botuar librin e parë të Fiziologjisë. Nuk ka botuar librin e Fiziologjisë. Ka botuar libër një kapitull të vetëm të Fiziologjisë nga 12 kapituj sa ka lënda e Fiziologjisë.

3. Manipulon kur thotë se recenzenti i tij është nga SHBA. Recenzenti i librit të tij është një ish-profesor i Fakultetit tonë, mik i babait të Driton Velës.

4. Gënjen kur thotë se doktoratën e ka përfunduar në Shkup. Ai ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa unë kam qenë kryetare e komisionit për mbrojten e doktoratës.

5. Gënjen se punimi im është autoplagjiat. Të tillë nuk e konsideron shtëpia botuese e revistës Journal of Thyroid Research, përkundër dhjetëra e-mailave që i ka dërguar në adresë të shtëpisë botuese brenda një harku kohor 3-vjeçar. Përndryshe, punimi do të tërhiqej nga vet shtëpia botuese.

P.S. Driton Vela nuk di çfarë janë hulumtimet shkencore, sepse në jetën e tij të bujshme “shkencore” ka bërë vetëm një hulumtim, atë të doktoratës. Nga 13 punime sa ka, vetëm dy janë punime origjinale (nga doktorata e tij), ndërsa 11 janë punime revyale.

(Kosova Sot Online )