Parandalohet vrasja në këtë qytet shqiptar

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 12:57
Parandalohet vrasja në këtë qytet shqiptar

Një ngjarje kriminale është parandaluar sot në Elbasan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka marrë informacione se mund të ndodhte një vrasje, ku ka shkuar në afërsi të zonës së quajtur ish Sporti i Vjetër.

Sapo ka parë policinë në zonë poseduesi i armës tip kallashnikov dyshohet se e ka hedhur atë përtokë dhe është larguar në drejtim të paditur.

Personi në fjalë është shpallur në kërkim sipas burimeve.

Policia po ashtu ka arrestuar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)