Pas pak pritet të hyjë në objektin e komunës kryetari i ri i Zveçanit

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 14:09
Pas pak pritet të hyjë në objektin e komunës kryetari i ri i Zveçanit

Disa qytetarë që po kundërshtojnë hyrjen e kryetarit të ri të komunës janë grumbulluar para komunës së Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, raportohet se pas pak edhe përkundër rezistencës së protestuesve pritet që hyjë kryetari i ri i komunës, Ilir Peci.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke bërë asistimin e kryetarëve të rinj që të hyjnë në objektet e komunave.

(Kosova Sot Online)