Qytetari serb ju drejtohet Policisë: S’keni të drejtë të vinit

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 15:01
Qytetari serb ju drejtohet Policisë: S’keni të drejtë të vinit

Turma gjendet akoma para objektit të komunës së Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një qytetar serb në Zveçan u ka thënë policëve se nuk kanë të drejtë të jenë aty.

Qytetarë serbë janë mbledhur para objekteve të komunave veriore për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj.

Sot situata eskaloi në Zveçan, ku u hodh gaz lotsjellës dhe shok-bomba, për ta shpërndarë turmën. Aty është parë e djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)