Kryetari i Komunës së Zveçanit: Jam në zyrë, situata për momentin është shumë e qetë

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 15:26
Kryetari i Komunës së Zveçanit: Jam në zyrë, situata për momentin është shumë e qetë

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka treguar se ndodhet në zyrën e kryetarit brenda objektit të Komunës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peci tha në objekt të komunës çdo gjë është nën kontroll.

Ai konfirmoi edhe largimin e flamujve serb nga objekti i komunës.

Tutje, Peci tha se situata për momentin është shumë e qetë brenda në objektin të komunës, duke theksuar se Policia janë duke e vazhduar punën e vetë.

“Po, unë për momentin jam në zyrën e kryetarit, dmth në objektin e Komunës. Mirë, në objekt të komunës gjithçka është nën kontroll. Veç janë hjek do simbole, janë hjek prej zyrës këtu. Për momentin s’ka shumë, tentimi i parë patë ma shumë derisa erdh Njësia Speciale dhe gjithçka u rregullua. Situata për momentin është shumë e qetë mrena në objektin e komunës. Policia janë duke e vazhduar punën e vetë. Po, janë në objekt, në punën e tyre, unë punën time si kryetar komune në zyrën time”, ka thënë Peci.

(Kosova Sot Online)