Në komunën e Leposaviqit vendoset flamuri i Kosovës

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 17:13
Në komunën e Leposaviqit vendoset flamuri i Kosovës

Pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit në objekt të komunës së Leposaviqit, aty është vendosur flamuri i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lulzim Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve.

Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.

Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.


(Kosova Sot Online)