Komandanti i KFOR-it Ristuccia shkon në Qeveri për takim me Kurtin

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 17:36
Komandanti i KFOR-it Ristuccia shkon në Qeveri për takim me Kurtin

Pas tensioneve në Veri, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka shkuar në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi mes tyre vjen pas ngjarjeve në veri të vendit.

Sot në veri të vendit u rriten tensionet pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilëve sot iu desh të fillonin punën në objektet përkatëse komunale. Megjithë rezistencën nga qytetarët serbë, kryetarët arritën të hyjnë nëpër komuna, duke u asistuar nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)