Bildt: Situata mes Kosovës dhe Serbisë po përkqesohet përsëri

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 18:49
Bildt: Situata mes Kosovës dhe Serbisë po përkqesohet përsëri

Pas situatës së fundit në veri të Republikës së Kosovës, ku serbët lokalë kanë provuar të kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e Komunave, ka reaguar ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bildt ka thënë se është Aleksander Vucic atij të cilit i konvenon të provokojë tensione, për të hequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në Serbi, megjithatë shton se pavarësisht prapavijës, sitauta mes Kosovës dhe Serbisë po përkqesohet përsëri.

“Eshte Aleksander Vucic ai  i cili ka interes të provokojë tension për të larguar vëmendjen nga shumë çështje të brendshme në Serbi. Sido që të jetë sfondi, situata Serbi-Kosovë po përkeqësohet qartë – përsëri!”, ka shkruar Bildt.

(Kosova Sot Online)