Rohde: U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me NATO-n, KFOR-in dhe EULEX-in

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 20:11
Rohde: U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me NATO-n, KFOR-in dhe EULEX-in

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka dënuar veprimet në Veriun e Kosovës, duke u pajtuar me ambasadën amerikane në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Plotësisht dakord”, e ka nisur ai reagimin teksa është pajtuar me SHBA-të të cilët kritikojnë Qeverinë e Kosovës për zhvillimet e sotme në Veri.

Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.

Sot gjatë gjithë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione. 

(Kosova Sot Online)