Guerot pas situatës në Veri: U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 20:19
Guerot pas situatës në Veri: U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai është pajtuar me deklaratën e Bashkimit Evropian që dënon përleshjet në Veri në mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.

“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.

Sot gjatë gjithë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione, ku serbët lokalë janë përpjekur të ndalojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë të hyjnë nëpër komuna

(Kosova Sot Online)