Ja kush thiotë: Serbia e ka një president të shkëlqyeshëm

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 21:00
Ja kush thiotë: Serbia e ka një president të shkëlqyeshëm

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, ka mbështetur haptazi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në mitingun e organizuar nga pushteti serb.

Ai ka thënë se “Serbia e ka një president të shkëlqyeshëm”.

“Vuçiq arriti që në vend të armiqësisë historike, ne tani kemi miqësi historike mes nesh”, ka deklaruar ai.

“Mirëmbrëma, të dashur miq serbë, jam i nderuar të qëndroj përsëri para jush pas katër vitesh, në këtë qytet të mrekullueshëm. Unë përfaqësoj një komb që i konsideron serbët si një komb vëllazëror, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Historia jonë e përbashkët ka na vuri përballë shumë sprovave, shpesh herë e kemi perceptuar njëri-tjetrin si armiq, por sot gjithçka ka ndryshuar dhe jemi bërë kombe vëllazërore”, ka deklarur kryediplomati hungarez në fjalimin e tij.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe Mirolad Dodik, lideri i serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës që është i sanksionuar nga SHBA-të. 

(Kosova Sot Online)