Abdixhiku: A e dini kujt i shërben një kryeministër si Albin Kurti?

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 21:38
Abdixhiku: A e dini kujt i shërben një kryeministër si Albin Kurti?

Pas deklaratave të Shteteve të Bashkuara lidhur me intervenimin e Qeverisë në ngjarjet e sotme në veri, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku thotë se moskoordinimi me aleatët, sidomos me Shtetet e Bashkuara, është akt antishtetar.

 

Sipas tij, Kurti po i dhuron Serbisë aleatët e Kosovës.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Moskoordinimi me aleatë – në veçanti me SHBA-të – është thejsht akt antishtetar.

Kujt i shërben kjo politikë?

Kujt i shërben një Kryeministër si ky?

Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë.

Në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri. Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë. Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky!

(Kosova Sot Online)