Berisha: Ju bëj thirrje autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve në Veri

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 23:05
Berisha: Ju bëj thirrje autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve në Veri

Në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës, ka reaguar Ish-kryeministri Sali Berisha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Berisha u shpreh se dënon manipulimin e bërë nga Beogradi zyrtar ndaj serbëve të Kosovës si dhe u ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të shmangë tensionet e të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.

Postimi i plotë:

Tensione të forta në Veri të Kosovës.
Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.
Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bëj thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. 

(Kosova Sot Online)