Lexoni edhe:
Reagime të ashpra të ndërkombëtarëve për zhvillimet e djeshme në veri
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se kryetarët e komunave veriore do të vazhdojnë të dalin në zyret e tyre edhe të hënën, transmeton "Kosova Sot Online".
“Ata e kanë filluar punën e tyre në objektet e komunës dhe do të vazhdojnë të punojnë prej objekteve të komunës”, ka deklaruar Krasniqi.
Reagime të ashpra të ndërkombëtarëve për zhvillimet e djeshme në veriLexoni edhe:
I pyetur lidhur me reagimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe nëse Qeveria Kurti do të tërhiqet, Krasniqi ka thënë se ata s’janë kryetarë të emëruar, por të zgjedhur nga votat e qytetarëve.
“Krejt çka mund të them në këtë moment, është që ky është proces demokratik. Ata kryetarë nuk janë të emëruar, por të zgjedhur nga votat e qytetarëve në një proces të pranum ligjor dhe kushtetues dhe kjo është e rëndësishme. Ne si MAPL do të fokusohemi në maksimum ti mbështesim kryetarëty në përmbushjen e mandatit të tyre ligjor dhe kushtetues”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkroi në Tëitter se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas Blinken po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin.
”I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në postimin e Blinken.
(Kosova Sot Online )