Spahiu: Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 10:07
Spahiu: Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri

Profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri, raporton “Kosova Sot Online”.

Spahiu ka thënë se ky është suksesi i parë i Kosovës si shtet.

Reagimi i plotë:

Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri. Ky është suksesi i parë i Kosovës si shtet. Kur fëmija çohet për herë të parë në këmbët e veta e fillon me ecë, krejt familja i bërtasin çka je tu ba. Tek masandej kur e shohin që nuk po rrëzohet i thonë marshallah. Kur puna kryhet me sukses qortimet kalojnë.

(Kosova Sot Online)