Gjendet e vdekur një 51-vjeçare në Gjakovë

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 13:09
Gjendet e vdekur një 51-vjeçare në Gjakovë

Një 51-vjeçare sot është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në fshatin Zhdredhë të Gjakovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Kurse, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Zhdredhë-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore. Është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Elezaj.