Sveçla takohet me kryetarin e Leposaviqit: I ofrova mbështetjen time për ushtrimin e funksionit

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 13:52
Sveçla takohet me kryetarin e Leposaviqit: I ofrova mbështetjen time për ushtrimin e funksionit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot shkoi në zyrën e kryetarit të rit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se i uroi punë të mbarë dhe se i ofroi mbështetjen e tij për ta ushtruar detyrën.

Sveçla tutje ka shkruar se sfidat do të kalohen së bashku për të mirën e qytetarëve të vendit.

“Sot pata nderin të pritem në zyrën e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviqit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)