Emisari gjerman: Ne nuk do të lejojmë që Marrëveshja e Ohrit të hidhet poshtë për shkak të vendimeve budallaqe

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 14:43
Emisari gjerman: Ne nuk do të lejojmë që Marrëveshja e Ohrit të hidhet poshtë për shkak të vendimeve budallaqe

Emisari gjerman, Manual Sarrazin, sot ka ardhur në Kosovë, ku tha se është këtu për të përçuar një mesazh se nuk e lejojnë të hidhet poshtë ajo që është arritur në Ohër për shkak të, siç tha ai, vendimeve budallaqe, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mesazhi im sot është se ne nuk do të lejojmë që Marrëveshja e Ohrit të hidhet poshtë për shkak të vendimeve budallaqe”, tha ai sot para gazetarëve.

Ai tregoi edhe pse vendosi të vijë në Kosovë.

“Dje pasdite në mënyrë spontane kam vendosur të vij në Kosovë, sepse jemi shumë të shqetësuar për situatën. Dua të them se dje ishte një ditë shumë e rëndë dhe e keqe për Kosovën dhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor".

(Kosova Sot Online)