
Një veturë merr zvarrë për disa metra 68-vjeçarin në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku një 68-vjeçar është përplasur nga një veturë, teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Pas përplasjes, automjeti e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.
Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.
(Kosova Sot Online)