Von Cramon: Dënoj veprimet në veri, nevojitet përmbajtje nga të dyja palët

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 17:43
Von Cramon: Dënoj veprimet në veri, nevojitet përmbajtje nga të dyja palët

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj situatës së fundit në katër komunat veriore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Von Cramon ka shkruar se e dënon dhunën dhe veprimet në veri.

Von Cramon ka kërkuar nga të dyja palët që të përmbahen.

“Dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhim i plotë ndaj dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura”, ka shkruar Von Cramon.

(Kosova Sot Online)