Deçan: Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij, i bën për spital

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 17:51
Deçan: Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij, i bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Deçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)