Si është sot situata në Veri të Kosovës

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 11:44
Si është sot situata në Veri të Kosovës

Në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, situata është e qetë, ka theksuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës tha se situata në veri është stabile dhe se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë natës.

(Kosova Sot Online)